Rodriguez: Xhaka kishte qëllime të mira

0%

Shpërndaje në: Pas barazimit 1:1 të Zvicrës ndaj Katarit, Granit Xhaka shpërtheu në kritika. Xhaka kritikoi bashkëlojtarët e tij te “helvetikët”, sidomos zëvendësuesit. Mesfushori kishte kritika edhe pas miqësores ndaj Australisë para fillimit të Kupës së Botës. Kritikat e Xhakës bënë bujë në mediat zvicerane.

Mbrojtësi Ricardo Rodriguez në një intervistë për “Blick” deklaroi se e kupton Xhakën për kritikat e bëra. Ai thotë se Xhaka kishte qëllime të mira. “Unë jam person pozitiv që nuk i pëlqen konflikti. Por unë nuk jam thjesht i qetë. Unë gjithashtu shpreh mendimin tim brenda ekipit kur është e nevojshme. Por të gjithë janë të ndryshëm.

Megjithatë, e di që Graniti kishte vetëm qëllime të mira”, u shpreh mbrojtësi i krahut. Xhaka në ndeshjen e dytë shënoi gol në fitoren 4:1 të Zvicrës ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha