Legjenda e Gjermanisë e kritikon presidentin e FIFA-s

0%

Shpërndaje në: Legjenda e futbollit gjerman, Philipp Lahm, e ka kritikuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Lahmi e sheh si shqetësuese lidhjen e Infantinos me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ish-futbollisti i njohur i Bayern Munchenit kritikoi gjithashtu edhe çmimet e larta të biletave në Kupën e Botës.

“Më shqetësuese janë lidhjet e ngushta të Gianni Infantinos me figura të fuqishme si Donald Trump. Dyshohet se ata po nxjerrin përfitime personale nga pozicionet e tyre. Kupa e Botës po shitet. Kjo po ia vjedh besueshmërinë futbollit.

Çmimet e larta të biletave janë një problem i madh në turneun në SHBA, Kanada dhe Meksikë”, ka thënë 42-vjeçari në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”. Për çmimin e lartë të biletave janë ankuar edhe shumë tifozë të futbollit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha