Mbappe nuk mendon për Messin

0%

Ndërsa Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Botës 2026, një nga rivalët e tij më të afërt në garën e golashënuesve, Kylian Mbappé, ka zgjedhur të mos përfshihet në krahasime individuale.

Pas dopietës së realizuar në fitoren 3-0 të Francës ndaj Irakut, sulmuesi francez u pyet sërish për garën me Messin, i cili me dy golat ndaj Austrisë u ngjit në krye të renditjes historike të golashënuesve në Kupat e Botës. Megjithatë, Mbappé tregoi qetësi dhe maturi në përgjigjen e tij, duke theksuar se fokusi i tij mbetet vetëm te skuadra.

“Nëse do të përqendrohesha te ajo që bën Leo, do të më duhej të punoja edhe më shumë. Leo shënon gjithmonë. E ka bërë gjithmonë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Por unë nuk e ndjek atë që bën ai. Nuk mendoj fare për këtë. Mendoj vetëm se si të ndihmoj ekipin tim”, deklaroi francezi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbappé ka arritur tashmë në kuotën e 16 golave në Kupat e Botës, vetëm dy më pak se Messi, ndërsa ka barazuar rekordin e legjendës gjermane Miroslav Klose, i cili deri para këtij edicioni mbante vendin e parë në listën e golashënuesve historikë të kompeticionit.

Ndeshja ndaj Irakut kishte një rëndësi të veçantë edhe për karrierën e Mbappé-së, pasi ishte paraqitja e tij e 100-të me fanellën e Francës, një tjetër tregues i ndikimit që ai ka pasur në kombëtaren franceze pavarësisht moshës së re.

Burimi: Bota Sot