Nga moshat e Shqipërisë te Kosova, sulmuesi që spikati në Turqi mbetet pa ekip

0%

Jetmir Topalli ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Bandirma Sport. Aty ku do të rikthehej pas eksperiencës në huazim me Serik Sport në Ligën e Parë turke. Topalli ka bërë mjaft mirë në Turqi, pikërisht aty ku luan prej gjashtë vitesh. Më parë ndërkohë luante vetëm në Kosovë. 28-vjeçari e kishte eksperiencën e fundit me Ballkanin në vitin 2020.

Në karrierë regjistron paraqitje edhe me përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa nga Shqipëria e moshave kalonte te dardanët. Me rreth 170 ndeshje në Turqi, Topalli bëhet gati për eksperiencën e re. Si lojtar i lirë është edhe okazion në merkato.

Burimi: Bota Sot