Adrian Doci është largimi i radhës zyrtar nga Dinamo. Kryeqytetasit e afronin para dy vitesh si talentin e së ardhmes, ndërsa u largua me kujtimin e 17 paraqitjeve. Doci është rikthyer në Gjermani. 21-vjeçari vendos ta vazhdojë karrierën e tij te Gjermania Halberstadt në kategorinë e pestë(NOFV-Oberliga Sud). Ky klub përkon me atë të vendlindjes së tij.
Te Dinamo u largua pikërisht pas përfundimit të kontratës. Gjatë kësaj kohe konsiderohet edhe pjesë e Dinamo që fitoi dy Kupa të Shqipërisë, pavarësisht se nuk mori minuta. Kryeqytetasit ndërkohë vazhdojnë përgatitjet, ndërsa në fokus është turi i parë i Ligës së Konferencës ku përballen me Astanën.
