Tragjike në Elbasan: I moshuari i hedh benzinë gruas dhe ia vë flakën

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karakavec të Përrenjasit Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje. Sipas policisë, Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën. Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, Bruna Kërçyku, Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot