Vjen firma me të larguarin nga Tirana

0%

Henry Marku është futbollisti më i ri i Besës së Kavajës. 26-vjeçari vendosi që të mbyllte aventurën me Tiranën në Superiore, për të nisur një rrugëtim të ri në Kategorinë e Parë. Për Markun, ky është një rikthim në ligën e dytë në Shqipëri për nga rëndësia. Kjo pasi nga vitit 2022 deri në vitin 2024, mbrojtësi ka mbajtur veshur fanellën e ekipit të Korabit.

Kujtojmë se 26-vjeçari e ka nisur karrierën në Angli me skuadra si Oxhey Jets, Wingate FC dhe New Salamis. Ndërsa në vitin 2021 erdhi në Shqipëri ku ka luajtu për Elbasanin, Korabin e Tiranën. Ky është afrimi i katërt zyrtar për ekipin e Besës, e cila tashmë shihet si pretendente për t’u ngjitur në Superiore, e gjitha kjo falë merkatos.

Fatmir Prenga, Suleiman Danladi dhge Manfredas Ruzgis janë bashkuar me “verdhezinjtë” më herët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot