Benita Zena kërkon rregull të ri në Big Brother: Të bëhet pa historitë e jetës

0%

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka ndarë së fundmi mendimet e saj për përvojën në reality shoun përmes një videoje në TikTok, ku është shfaqur duke bërë grimin. Ajo ka folur hapur rreth qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother, duke theksuar se nuk ka arritur ta shfaqë anën e saj më pozitive gjatë lojës.

Sipas Benitës, vetë formati i Big Brother kërkon një qasje strategjike që ajo nuk ka pranuar ta ndjekë. “Bigu ka qenë eksperiencë e mirë për mua, por edhe e lodhshme. Nuk e kam treguar pozitivitetin tim sepse Bigu është një lojë ku nuk mundesh me tregu pozitivitet, veç duhet me ditë me luajt mirë një rol për me u tregu ‘fake’ (e shtirur), e unë nuk mundem ashtu.

Bigu thjesht ma ka nxjerrë një anë temperament që e kam, por që publiku nuk ma ka njohur më parë”, u shpreh ajo. Në të njëjtën video, ka ngritur edhe akuza për mënyrën se si është zhvilluar edicioni i këtij viti, duke e cilësuar përvojën si të vështirë në disa momente. Sipas saj, ka pasur raste kur ka menduar edhe të largohet nga gara. “Këtë vit kanë ndodhur shumë padrejtësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kam menduar ndonjëherë edhe me dalë prej shtëpisë, por kam qëndruar për me luftu padrejtësitë”, shtoi tutje. 💖💕💞 Në fund të deklaratës, ish-banorja dha edhe një mendim për mënyrën se si, sipas saj, duhet të funksionojë loja, duke lënë një koment që është interpretuar si një nënkuptim ndaj ish-banores tjetër, Elionës. “Bigu është lojë për me lujt e me tregu anën tënde.

Unë e kisha bërë një rregull mos me pas histori apo rrëfime të jetës, veç me luajt. Që publiku, nëse të do, të do si lojtar dhe jo për historinë e jetës”, përfundoi mes tjerash.

Burimi: Telegrafi