Kombëtarja e Francës ka shënuar fitoren e dytë në Grupin I të Kupës së Botës, duke mposhtur Irakun me rezultat 3-0 në një ndeshje që do të mbahet mend jo vetëm për dominimin e francezëve, por edhe për ndërprerjen më shumë se dyorëshe të shkaktuar nga një stuhi e fortë në Filadelfia. “Gjelat” morën kontrollin e ndeshjes që nga fillimi dhe kaluan në epërsi në minutën e 14-të.
Kylian Mbappe mori topin rreth 18 metra larg portës dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin Jalal Hassan për rezultatin 1-0. Pas përfundimit të pjesës së parë, ndeshja u ndërpre për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Sipas protokollit të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, çdo goditje rrufeje brenda një rrezeje prej 13 kilometrash nga stadiumi sjell ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit.
Lojtarët u drejtuan për në dhomat e zhveshjes, ndërsa tifozët u udhëzuan të strehoheshin në zona të sigurta. telegrafi.com Çdo goditje e re rrufeje rifillonte numërimin 30-minutësh, duke bërë që ndërprerja të zgjaste më shumë se dy orë. Vetëm pas përmirësimit të kushteve atmosferike, skuadrat u rikthyen në fushë për nxehjen dhe ndeshja rifilloi.
Në total ndeshja zgjati katër orë, kur filloi në ora me orën tonë lokale dhe përfundoi në ora pas mesnate. Pushimi i gjatë nuk ndikoi te francezët, të cilët dyfishuan epërsinë në minutën e 54-të. Pas një gabimi të rëndë në mbrojtjen irakiane, Ousmane Dembélé përfitoi nga situata dhe i shërbeu Mbappes, i cili realizoi golin e dytë personal për 2-0.
Franca ishte pranë golit të tretë edhe pak minuta më vonë, por Michael Olise goditi traversën, ndërsa Adrien Rabiot nuk arriti të shënonte me kokë nga afërsia. Rezultati përfundimtar 3-0 u vulos në minutën e 66-të, kur Olise asistoi për Ousmane Dembélé, i cili shënoi pa vështirësi për të konfirmuar triumfin e francezëve.
Me këtë fitore, Franca vazhdon me hap të sigurt rrugëtimin në Kupën e Botës, ndërsa Iraku mbetet me pak shpresa për kualifikim në fazën e eliminimit direkt.
