Fehim Sali i arrestuar për spiunazh sipas dosjes së Prokurorisë ra në duart e organeve të drejtësisë përmes masave të fshehta. Sipas hetimeve, i Fehim Sali e kryente veprimatrinë e tij të spiunazhit duke përdorur katër telefona të ndryshëm. Sipas dosjes, përmes këtyre numrave të telefonit i pandehuri ka kontaktuar me agjentë të BIA-s serbe.
Në dosjen e Prokurorisë për paraburgim ndaj Fehim Sali, thuhet se Prokuroria ka kontrolluar edhe hyrjet-daljet në pikat kufitare. Tutje, dosja thotë se gjatë bastisjes në pronat e të pandehurit, janë gjetur katër telefona që i ka përdorur i dyshuari për të operuar veprimtarinë e tij të spiunazhit, e të cilët sipas Prokurorisë priten që të ekzaminohen.
Tutje, në dosje theksohet se 40 mijë eurot që i janë gjetur dhe sekuestruar Salit, janë si rezultat i veprimtarisë së spiunazhit që i pandehuri kishte kryer për shërbim të BIA-s serbe.
Në dosje të prokurorisë thuhet se i pandehuri i ka përshkruar në mënyrë të detajuar veprimet e tij inkriminuese dhe takimet që i kishte pasur me zyrtarë të BIA-s Serbe, Në dosje të Prokurorisë Speciale shkruan se Sali ka dy shtetësi, të Kosovës dhe të Serbisë, dhe se i njëjti me profesion është mësimdhënës.
Sali ka dalë sot më para Gjykatës Themelore në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit. KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë Speciale ndaj të dyshuarit ku përshkruhen veprimet e të pandehurit.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se i pandehuri Fehim Sali nga një datë e pacaktuar e deri me arrestimin e tij, me datë , në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Serbisë, me dashje dhe me qëllim të përfitimit material, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Republikës së Serbisë, i njohur si BIA, ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s.
Tutje, sipas dosjes, Sali ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), dhe të njëjtit janë fotografuar nga i arrestuari me qëllim idendifikimin e tyre.
Sipas PSRK-së, Sali ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objetiva të mundshme për kontaktim dhe rekrutim.
Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale i dyshuari Fehim Sali ka ndërmjetësuar për çështje dhe dokumente të lidhura me institucionet e Republikës së Serbisë, si dhe ka krijuar dhe mbajtur kontakte me persona me ndikim politik dhe shoqëror në Serbi dhe në Republikën e Kosovës, nga komunitetet jo shumicë, të cilëve këtyre të fundit edhe u ka ofruar udhëzime dhe orientime për mënyrën e veprimit politik, të gjitha këto me qëllim të sigurimit, mbledhjes dhe përcjelljes së informatave me interes për BIA-n serbe dhe realizimit të interesave të këtij sherbimi inteligjent të huaj.
Me çka përmes këtyre veprimeve, i pandehuri sipas SPRK-së ka vepruar në kundërshtim me interesat shtetërore te Republikes së Kosovës, kështu duke cenuar dhe dëmtuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Sali është arrestuar nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit, ndërsa sot në orët e paradites pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj tij.
Fehim Salim është arrestuar më në njërën nga pikat kufitare të Kosovës. KALLXO.com nga burime brenda institucioneve të drejtësisë kishte mësuar se Fehim Sali është i arrestuari nga autoritetet e vendit për dyshime për spiunazh. Arrestimi i Sali u bë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës në pikën kufitare në Merdare, pikë kjo në Podujevë.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, me inicialet F. S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Spiunazh’”- thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
