Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

0%

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, është nisur për një vizitë në Oman, sipas llogarisë së tij në Telegram. Në postimin e tij thuhet se do të “diskutohet rritja e bashkëpunimit dypalësh, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të stabilizuar marrëveshjet iraniane për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit”, raporton Sky News.

Ai tregoi se Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi po shoqëron ekipin negociator në këtë udhëtim.

Burimi: Bota Sot