Afër 3 mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në pesë rajone të vendit

0%

Afër tre mijë tonë mbetje janë larguar nga deponitë ilegale në pesë rajone të vendit gjatë katër javëve të para të Aksionit Kundër Mbeturinave, i cili është duke u zbatuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas të dhënave të publikuara, aksioni ka përfshirë rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Pejës dhe Mitrovicës, ku janë pastruar një numër i konsiderueshëm i deponive ilegale.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ky aksion po zgjerohet me ritëm të shtuar edhe në komunat dhe rajonet e tjera të vendit, me qëllim të përmirësimit të gjendjes mjedisore dhe largimit të mbeturinave nga hapësirat publike dhe ato të paautorizuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet kanë theksuar se aktiviteti do të vazhdojë në mënyrë të koordinuar me institucionet lokale, deri në pastrimin e plotë të zonave të identifikuara si deponi ilegale. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi