Mbyllet për qarkullim segmenti i dytë i rrugës “19 Qershori” në Podujevë

0%

Komuna e Podujevës ka njoftuar se nga sot, , është mbyllur për qarkullim segmenti i dytë i rrugës “19 Qershori”, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kolektorin e ujërave të zeza. Sipas njoftimit, segmenti i mbyllur përfshin pjesën nga degëzimi me rrugën “Nuhi Gashi”, prapa Teatrit, deri te udhëkryqi me rrugën “Bahri Fazliu”, afër spitalit.

Ndërkohë, për qarkullim është hapur segmenti i parë i kësaj rruge, i cili ishte mbyllur ditë më parë. Ky segment përfshin pjesën nga degëzimi me rrugën “Zahir Pajaziti”, te “Pranvera”, deri te degëzimi me rrugën “Nuhi Gashi”, prapa Teatrit.

Komuna ka bërë të ditur gjithashtu se me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të automjeteve, rruga njëkahore “Nuhi Gashi” përkohësisht do të shndërrohet në rrugë dykahore. Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët gjatë kohës sa do të zgjasin punimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo