Mbi 1,200 gjoba trafiku në rajonin e Ferizajt për një javë

0%

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë shqiptuar 1,219 gjoba kundërvajtëse në trafik. Sipas njoftimit, gjobat janë shqiptuar gjatë periudhës .2026, në kuadër të aktiviteteve të policisë për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Policia ka bërë të ditur m; se gjatë kësaj periudhe janë pezulluar edhe 20 patentë-shoferë ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Në të njëjtën periudhë, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 44 aksidente trafiku. Prej tyre, 21 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 23 aksidente kanë qenë me dëme materiale.

Si pasojë e aksidenteve me lëndime, 28 persona kanë mbetur të lënduar. Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në terren për parandalimin e aksidenteve dhe ka apeluar te shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” apo në numrin kujdestar 192.

Burimi: Kallxo