Një 26-vjeçar ka vdekur sot në Prizren, pasi dyshohet se është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës gjatë betonimit në një objekt ndërtimi. Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur më , ndërsa Policia rreth orës ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren ishte dërguar pa shenja jete një person.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Nga dëshmitarët është mësuar se viktima kishte qenë duke punuar në një objekt ndërtimi, kur gjatë procesit të betonimit dyshohet se është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës. Si pasojë e lëndimeve të marra, ai dyshohet se ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Për rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe Inspektorati i Punës. Policia, në koordinim me institucionet përkatëse, ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.
“Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”- ka deklaruar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.
