Të rinjve nga komunitetet e arbëreshëve të Italisë dhe të Zarës, shqiptarëve të Turqisë dhe pjesëtarëve të diasporës me prejardhje nga Kosova, do t’u ofrohen kuota të vendeve të rezervuara për studim në Universitetin e Prishtinës. Këto kuota do të aplikohen për herë të parë në vitin akademik 2026/2027. Vendimin për ofrimin e kuotave për këto komunitete e mori Senati i UP-së më .
“Me vendim, nga 1% e vendeve të lira për studentët e rinj që do të pranohen çdo vit, do të jenë të rezervuara për kandidatët nga radhët e arbëreshëve të Italisë, arbreshëve të Zarës dhe shqiptarëve nga Turqia, ndërsa 2% e këtyre vendeve janë paraparë për diasporën me origjinë nga Kosova.” – thuhet në njoftim . Sipas UP-së, këto kuotat i ka miratuar edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“Universiteti i Prishtinës ka vende të rezervuara edhe për studentë nga komunitetet joshumicë dhe vendet fqinje të Kosovës.” – kanë shtuar në UP. UP thotë se kandidatët për këto vende të lira studimi do t’u nënshtrohen procedurave të pranimit të parapara me legjislacionin e Universitetit, në një proces të drejtë e transparent nga i cili do të përzgjidhen më meritorët.
UP thekson se ky institucion i arsimit të lartë është universiteti më i madh, më i vjetër e më i rëndësishëm i Kosovës dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.
Në konkursin për pranimin e studentëve vitin e kaluar, Universiteti kishte njoftuar se mund të regjistrojë në nivelin Bachelor deri në 12% apo 679 studentë të rregullt nga komunitetet joshumicë. Kurse, 2% apo 116 kandidatë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, 117 kandidatë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, 70 kandidatë nga Mali i Zi. Viti i ri akademik do të nis më .
