Një rast i vjedhjes është raportuar në Prizren, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në objektin e një biznesi privat. Sipas raportimit të viktimës, të dyshuarit kanë hyrë në objekt dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
Përveç kësaj, ata kanë shkaktuar dëme edhe në pajisje softuerike të biznesit, ndërsa vlera e përgjithshme e dëmit ende nuk është përcaktuar. “P rizren/ – NN.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në objektin e biznesit të tij dhe nga ai objekt kanë vjedhur një shume te konsiderueshme te parave dhe po ashtu kanë shkaktuar dëme në pajisje softuerike ku vlera e dëmit nuk dihet.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
