Ndërmarrja Publike Banesore (NPB SH.A.) ka njoftuar se e ka kundërshtuar gjatë procedurës gjyqësore jo vetëm bazën e kërkesës për të ashtuquajturin “fitim të humbur”, por edhe ekspertizën financiare mbi të cilën është mbështetur përllogaritja e tij.
Ky njoftim i NPB-së vjen pas reagimit të shefit të asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, i cili erdhi si reagim ndaj konferencës së mbajtur nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama, në lidhje me çështjen e kësaj ndërmarrje.
“Komuna nuk e dërgoi fare përfaqësuesin ligjor në seancë, ndërsa avokati i PDK-së, në rolin e mbrojtësit të NPB-së, nuk e kundërshtoi lartësinë e ekspertizës financiare dhe nuk kërkoi ekspertizë të re”- ka shkruar Sveçla në Facebook.
Gjatë ditës kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një konference tha se “ NPB-ja rrezikon të ngarkohet me mbi 32 milionë euro për fitimin e pretenduar të humbur nga një projekt që nuk është ndërtuar asnjëherë.” “NPB ka argumentuar se eksperti është deklaruar si ekspert gjyqësor financiar, por nuk është ekspert i fushës së aktuaristikës.
Sipas qëndrimit të NPB-së, përllogaritja e fitimit të humbur kërkon vlerësim të projeksioneve të ardhshme, rrezikut dhe pasigurive financiare, çështje që lidhen me ekspertizën aktuaristike dhe jo vetëm me llogaritjet e zakonshme financiare.” – thuhet në njoftimin e NPB-së më .
Po ashtu, NPB shpreh kundërshtim tjetër duke thënë se “nuk është dhënë arsyetim i posaçëm mbi bazën e së cilës eksperti është konsideruar kompetent për këtë lloj përllogaritjeje.” “Prandaj, pretendimi se NPB nuk e ka kundërshtuar ekspertizën financiare nuk qëndron.
Kundërshtimi i ekspertizës, metodologjisë së saj dhe kompetencës profesionale të ekspertit ka qenë pjesë e argumentimit të NPB-së gjatë procedurës gjyqësore.” – kanë shtuar nga Ndërmarrja.
Rama në konferencë tha se ka sqaruar çështjen e NPB-së dhe kontratës së lidhur në vitin 2021 me një kompani që tha se ishte formuar vetëm një javë para shpalljes publike, në një proces që ka qenë i hapur vetëm për tri ditë. Rama pretendoi se i gjithë procesi në këtë rast ishte iniciuar dhe zhvilluar më 2021, gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet.
Këtë e quajti “të pavërtetë” Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë. “Saktësisht, më është marrë vendimi. Më është nënshkruar kontrata. Më është lëshuar leja e ndërtimit. Më është nënshkruar Aneks-Kontrata. Pra, ne as nuk e kemi inicuar, as negociuar dhe as nënshkruar këtë kontratë. Përgjegjësia për këto vendime i takon qeverisjes para nesh në Prishtinë.
Janë vendimet me data, me nënshkrime, me emra dhe mbiemra!” – ka shkruar Rama në Facebook, më . Kurse, Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka thënë për KALLXO.com se “janë krejtësisht të pavërteta dhe të pasakta pretendimet e zotit Rama që kontrata për Ndërmarrjen Publike Banesore me operatorët privatë ka ndodhur gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet.” Sveçla ka shpjeguar se kryetari i atëhershëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga LVV në mars të vitit 2018.
“Prej vitit 2018, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e vetmja opozitë në Prishtinë. Do të thotë të gjitha subjektet tjera politike në një kohë apo në një mënyrë kanë qenë në pushtet bashkë me Shpend Ahmetin, PSD-në [Partinë Socialdemokrate], LDK-në, PDK-në, AAK-në, vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka qenë subjekti opozitar gjatë atij mandati.” – deklaroi Sveçla.
“Pra, në vitin 2021 kur është nënshkruar kontrata e NPB-së, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë pjesë e pushtetit dhe pretendimet e zotit Rama janë tërësisht të pavërteta dhe kanë qëllim që fajin e tij për mosveprim në raport me këtë kontratë të dëmshme, ta bartë te një subjekt tjetër, konkretisht te Lëvizja Vetëvendosje.” – shtoi ai.
Sveçla theksoi se LVV është subjekti i vetëm publik që në këtë rast të NPB-së është e vetmja që e kanë kundërshtuar dhe i kanë zbuluar detajet e dëmshme të kontratës. “Lëvizja Vetëvendosje këtë kontratë të dëmshme e ka kallëzuar penalisht, kemi bërë kallëzim penal në Prokurori të Shtetit ndaj anëtarëve të bordit të ndërmarrjes NPB të asaj kohe.
Ka pasur një aktakuzë që ka rrjedhur nga ky pretendim i ynë… Përpos kallëzimit penal kemi bërë edhe padi, në mënyrë që ta anulojmë këtë kontratë të dëmshme dhe në gjithë këtë rrugëtim kemi qenë të vetëm.” – tha Sveçla.
Ai pretendon se kanë bërë kërkesa që pothuajse në çdo seancë të Kuvendit Komunal të bëjnë debat në lidhje me këtë çështje, e që sipas tij, janë mbivotuar nga asamblistët e PDK-së dhe LDK-së dhe u është pamundësuar debati.
Sveçla madje pretendon se në seancën e shqyrtimit të provave dhe të fjalës përfundimtare për këtë rast të NPB-së, Komuna e Prishtinës nuk e ka dërguar fare përfaqësuesin ligjor. Ai tha se kjo shkruan edhe në aktgjykim. “Shkruan edhe në aktgjykim, nuk e ka dërguar fare as përfaqësuesin e vet ligjor, merreni me mend.
Çështjen më të rëndësishme ndoshta gjyqësore në histori të Prishtinës, Komuna e Prishtinës nuk e dërgon fare përfaqësuesin ligjor a në fakt këtu është dashur të krijohet një ekip prej avokatëve më eminent të vendit në mënyrë që të mbrohet pasuria publike.” – tha Sveçla.
Në anën tjetër, Rama ka shtuar se gjatë qeverisjes së tyre, kanë iniciuar dhe insistuar që kjo çështje të trajtohet dhe të zbardhet nga organet e drejtësisë, në mënyrë që siç thotë ai, “prona publike e kryeqytetit të mbrohet nga pasojat e vendimeve dhe procedurave të kontestuara që kanë përcjellë këtë proces!” Po ashtu, Rama ka kërkuar sqarime të plota për vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës , për shpronësimin e parcelës në lagjen “Lakërishtë”, çështje e cila sipas tij, vazhdon të jetë objekt i kontestit gjyqësor.
“Për këtë kërkojmë nga Prokuroria Speciale hetim të plotë të dokumenteve, vendimeve dhe nënshkrimeve që lidhen me këtë proces dhe përcaktimin e përgjegjësive!” – ka theksuar Rama.
KALLXO.com raportoi më për njoftimin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), e cila kishte njoftuar se llogaritë e saj bankare janë bllokuar në kuadër të një procedure përmbarimore që lidhet me kontestin gjyqësor për projektin në lagjen “Lakërishtë”.
Sipas NPB-së, kontesti lidhet me një kontratë të lidhur në maj të vitit 2021 nga administrata e kaluar, për të cilën ndërmarrja pretendon se “dëmton interesin publik”. NPB ka bërë të ditur se e ka kundërshtuar vendimmarrjen në të gjitha instancat juridike dhe më ka ushtruar revizion në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Në komunikatë thuhet se përmes revizionit janë ngritur pretendime për shkelje procedurale, zbatim të gabuar të së drejtës materiale, përcaktimin e përgjegjësisë së NPB-së, si dhe mënyrën e llogaritjes së mbi 32 milionë eurove si “fitim i humbur”.
Ndërmarrja pretendon se vetëm një ditë pas ushtrimit të revizionit është nxjerrë urdhri përmbarimor, ndërsa procedura ka vazhduar deri në bllokimin e llogarive bankare. Sipas NPB-së, revizioni ende nuk është dërguar nga Gjykata Komerciale në Gjykatën Supreme.
“Pse përmbarimi po ecën me një shpejtësi të jashtëzakonshme, ndërkohë që revizioni, përmes të cilit kërkohet kontrolli i ligjshmërisë së vetë vendimit, ende nuk është dërguar në instancën më të lartë gjyqësore?”- pyet NPB.
Ndërmarrja ka paralajmëruar se bllokimi i llogarive mund të ketë pasoja jo vetëm për financat e saj, por edhe për mbi 300 punëtorë dhe familjet e tyre, si dhe për funksionimin e ndërmarrjes dhe shërbimet që ajo ofron. NPB ka thënë se është e bindur se argumentet e paraqitura në revizion do të rezultojnë me një vendim në favor të saj dhe të mbrojtjes së interesit publik.
Në fund të komunikatës, NPB i ka kërkuar Gjykatës Supreme që të marrë masa sa më shpejt në mbrojtje të interesit publik, duke paralajmëruar se në të kundërtën pasojat për ndërmarrjen mund të jenë “të paparashikueshme”.
Gjykata Komerciale më pati nxjerrë një aktgjykim me të cilin kishte provuar padinë e tre kompanive private, të cilat kishin paditur NPB-në, duke kërkuar zbatimin e kontratës për ndërtim të një kompleksi afaristo-banesor me kompani private, në tokën e Komunës në lagjen “Lakërishtë”.
Dhoma e Shkallës së dytë e Gjykatës Komerciale të Kosovës ka rrëzuar aktgjykimin e shkallës së parë të të kësaj Gjykate me të cilën Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ishte detyruar kundërligjshëm të zbatojë një kontratë të skaduar me një konsorcium të kompanive private. Projekti ishte pezulluar kohë më parë për shkak të dyshimeve se si kishte rrjedhur procedura.
Ndërsa për të kishte pasur edhe aktakuzë ndaj 8 ish-zyrtarëve të lartë të NPB-së, por që Gjykata kishte hedhur poshtë aktakuzën, me arsyetimin – mungesë e provave. Ndaj vendimit të Dhomës së Shkallës së parë të Gjykatës Komerciale kishte reaguar edhe Komuna e Prishtinës.
Komuna përmes një komunikate për media më ka kërkuar që projekti i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) për ndërtim të një kompleksi afaristo-banesor me kompani private në tokën e Komunës në lagjen “Lakërishtë” të kthehet në pikën zero.
Projekti ka të bëjë me ndërtimin e një kompleksi afaristo-banesor në pronën e Ndërmarrjes Publike Banesore në lagjen “Lakërishtë” të Prishtinës nga investitorë privatë. KALLXO.com qysh në nëntor të vitit 2021 kishte raportuar për mënyrën e dyshimtë se si ishin zgjedhur kompanitë për investim dhe si kishte rrjedhur në tërësi procedura për nënshkrimin e kontratës.
Prokuroria Speciale në qershor të vitit 2024 kishte ngritur aktakuzë për korrupsion pikërisht për projektin në fjalë kundër tetë ish-zyrtarëve të lartë të NPB-së, konkretisht kundër ish-anëtarëve të bordit të drejtorëve Lendita Myderrizi, Bekim Pireva, Arbnora Jashanica dhe Xhevdet Leci, kundër ish-kryeshefit Hajdar Hoxhajt, si dhe kundër ish-aksionarëve të ndërmarrjes Dren Kukajt, Vesel Makollit dhe Genc Sherifit.
Aktakuza ishte hedhur poshtë në prill të vitit 2025 nga Gjykata Themelore për mungesë të provave, ndërsa Prokuroria Speciale ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ish-anëtarët e bordit të drejtorëve, Muderrizi, Pireva, Jashanica dhe Leci dyshoheshin se me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për personat e tretë e në dëm të pronës publike kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare në atë mënyrë që më kanë marrë vendim për miratimin e “Rregullores për Rritjen e Pasurisë së Paluajtshme të NPB-së përmes Ndërtimit”, duke qenë në dijeni, sipas Prokurorisë, se kjo rregullore nuk ka bazë ligjore.
“Realizimin e këtij projekti e kanë mundësuar po ashtu duke u pajtuar shprehimisht në takimin e datës , që draft-marrëveshja kryesore për bashkë-investim, pra kontrata, ta referojnë te Bordi i Aksionerëve për aprovim, në bazë të së cilës kontratë në mënyrë të kundërligjshme kanë mundësuar që prona publike e destinuar për interes publik, të tjetërsohet në pronësi private” – thuhej në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Ndërsa ish-kryeshefi Hajdar Hoxhaj dyshohet se ka lidhur kontratën për të cilën e ka ditur se është e dëmshme për ndërmarrjen, “i ka shkaktuar dëm NPB-së dhe Komunës së Prishtinës si aksionare 100% të kësaj ndërmarrje, përmes tjetërsimit të paluajtshmërisë e cila pasuri në bazë të ligjit mund të përdoret vetëm për interes publik”.
“… me në cilësinë e kryeshefit ka nënshkruar kontratën/marrëveshjen kryesore për bashkë-investim me kompanitë private, të cilën e ka noterizuar te Noteri, edhe pse ka qenë në dijeni se kontrata në fjalë ishte e dëmshme për NPB-në, duke qenë se përmes kësaj kontrate mundësohej që prona t’i jepen bashkë-investitorit të përzgjedhur të kompanive private në tërësi në shfrytëzim të përhershëm” – thuhej në aktakuzë.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale po ashtu thuhej se Dren Kukaj, Genc Sherifi dhe Vesel Makolli në cilësinë e anëtarëve të Bordit të Aksionarëve të NPB-së, “me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për personat e tretë, në dëm të pronës publike, kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që fillimisht me datë në kundërshtim me Ligjin për Shoqëritë Tregtare, kanë ndryshuar Statutin e NPB-së, me qëllim që të njëjtin t’ia përshtatin procesit lidhur me Projektin për ndërtim në lagjen Lakrishte”.
Në aktakuzë gjithashtu thuhej se në statutin e ri të NPB-së ndryshojnë nenin 7 që parasheh fushë-veprimtarinë e NPB-së, duke vënë si aktivitet primar ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.
