Kristjan Asllani prezantohet te Al Jazira

0%

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, është prezantuar zyrtarisht si futbollist i ri i Al Jazira në Emiratet e Bashkuara Arabe. 24-vjeçari kalon te klubi nga Abu Dhabi nga Interi, në formë huazimi për një sezon. Marrëveshja raportohet se nuk përfshin opsion blerjeje në fund të sezonit, kështu që Asllani pritet të rikthehet te Interi verën e ardhshme.

Asllani iu bashkua Interit në vitin 2022 nga Empoli, në një transferim me vlerë totale prej rreth 15.7 milionë eurosh, por nuk arriti të sigurojë një vend të rregullt në formacion.

Our new No. 23 The #PrideOfAbuDhabi signs the Albanian National Team midfielder Kristjan Asllani on a loan deal from Inter Milan #AlJaziraClub pic.twitter.com/MFB8dNJQDv — Al Jazira Club (@AlJaziraFC_EN) August 29, 2026 Në total, shqiptari ka zhvilluar 99 paraqitje me fanellën e Interit, duke shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas huazimeve te Torino dhe Besiktas sezonin e kaluar, Asllani tani nis një kapitull të ri në karrierë, me synimin për të gjetur më shumë minuta dhe vazhdimësi te Al Jazira.

Burimi: Telegrafi