Kevin Dodaj tund rrjetën me klubin polak

0%

Kevin Dodaj tund rrjetën me klubin polak! Kevin Dodaj nuk ka vonuar shumë të gjejë rrugën e rrjetës në kampionatin polak të futbollit, ku tashmë vesh fanellën e Leçia Gdansk. Futbollisti shkodran, pasi dha asist një javë më parë, sot ka tundur vetë rrjetën në ndeshjen në transfertë përballë Polonia Varshavës.

Ai e nisi ndeshjen si titullar me skuadrën e tij dhe në minutën e 61-të, pas një aksioni nga e djathta dhe një diagonaleje, dërgoi sferën në rrjetë, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit që më pas fitoi sfidën me shifrat 4-2.

Burimi: Bota Sot