Fiorentina turpërohet në shtëpi

0%

Kanë përfunduar 3 nga ndeshjet e javës së dytë në Serie A. Në “Artemio Franchi”, Fiorentina është mundur 0-3 nga Frosinone. Dopietë e Antonio Raimondo dhe goli i Gabriele Bracaglia i dhanë tre pikë të arta Frosinones, të para për këtë sezon. Fiorentina duket në gjurmët e sezonit të shkuar, 0 pikë në dy javët e para.

Monza dhe Udinese kanë dhuruar spektakël, me 5 gola të shënuar, por në fund friulianët fituan me shifrat 2-3. Sassuolo ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri, duke mposhtur në fushën e saj 2-1 Torinon. Vendimtar goli i Domenico Berardi pak para fundit. Ardian Ismajli u fut si zëvendësues për Torinon në pjesën e dytë.

Burimi: Bota Sot