Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave joqeveritare, intelektualë dhe përfaqësues të tjerë nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku. Gjatë takimit, Kurti tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se Kosova do të vazhdojë t’i mbështesë qytetarët e Luginës përmes formave të ndryshme, duke përfshirë mbështetjen për studentët, fëmijët dhe kategori të tjera. Kurti tha se Kosova po avokon edhe në arenën ndërkombëtare për të drejtat dhe interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në takim u diskutua për zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Sanxhak, si dhe për nevojën e vazhdimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit institucional e shoqëror. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com