S’ndalet Getafe, pas Carvajalit synojnë edhe ish-yllin e Unitedit

0%

Getafe po synon të përforcohet me emra të njohur të futbollit evropian. Pas interesimit për Dani Carvajalin, klubi madrilen i ka dërguar një ofertë zyrtare edhe Jadon Sanchos, ish-futbollistit të Manchester Unitedit dhe Borussia Dortmundit. Sancho aktualisht është pa klub, pas shkëputjes së kontratës me “Djajtë e Kuq”.

Getafe synon ta përsërisë formulën e përdorur në rastin e Mason Greenwoodit, ish-bashkëlojtarit të Sanchos. Futbollisti anglez së fundmi ishte pjesë e Aston Villës, ku luajti si i huazuar. Mbetet të shihet nëse Sancho do ta pranojë ofertën e klubit madrilen dhe do ta vazhdojë karrierën në La Liga. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com