Xhudisti i Kosovës, Shpati Zekaj është vetëm një fitore larg medaljen së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Zekaj i ka nisur mirë ndeshjet e repesazhit duke fituar në ndeshjen e parë në kategorinë deri në 100 kilogramë Xhudisti jone arriti të mposht kundërshtarin grek Athanasios Mylonelis, duke iu ofruar edhe më shumë medaljes së bronztë.
Vlen të theksohet se në garë për të bronztën është edhe xhudistja Laura Fazliu, e cila ka kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë. Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme (e premte), xhudistët Fatjona Kasapi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha fituan medalje të bronzta.
