Komandanti i FSK-së në SHBA, riafirmohet mbështetja amerikane për

0%

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe përfaqësues të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë vizitës, delegacioni i FSK-së, i udhëhequr nga Jashari, mori pjesë në panairin vjetor të industrisë së mbrojtjes “AUSA Annual Meeting & Exposition”, që u mbajt në Uashington D.C.

Ky aktivitet, ku morën pjesë mbi 700 ekspozues dhe përfaqësues nga më shumë se 100 shtete, shërbeu për t’u njohur me teknologjitë më të fundit ushtarake, me synim modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së. Në kuadër të vizitës, Jashari zhvilloi takim në Pentagon me zëvendësndihmëssekretarin e Luftës për Luftë Jokonvencionale, Colby C. Jenkins.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë takimit u diskutuan çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e operacioneve speciale dhe fusha të tjera. Sipas njoftimit, gjatë takimit u riafirmua mbështetja e Shteteve të Bashkuara për planin e tranzicionit të FSK-së, zhvillimin profesional të saj dhe kontributin e Kosovës në sigurinë globale.

Po ashtu, komandanti Jashari u takua me delegacionin e Gardës Kombëtare të Ajovës, të udhëhequr nga gjeneral brigade Charles H. Lampe. Në këtë takim u diskutuan rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe plani i bashkëpunimit për pesë vitet e ardhshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com