Kampionët e Ligës së Europës arrijnë marrëveshjen me anësorin e PSG-së

0%

Aston Vila ka arritur një marrëveshje verbale me PSG-në për nënshkrimin e anësorit Ibrahim Mbaje. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti italian i transferimeve, Fabricio Romano.18-vjeçari senegalez ka vendosur të transferohet në Villa Park për të rigjallëruar karrierën e tij pasi ka pasur vështirësi për të luajtur në kryeqytetin francez.

Pavarësisht se nuk e ka siguruar Rafael Leao të Milanit, i cili do t’i bashkohet Gallatasarait, anglezët kanë siguruar shërbimet e Mbaje. “Luanët” do të paguajnë një tarifë transferimi prej 55 milionë eurosh për futbollistin i cili luajti për Senegalin në Kupën e Botës 2026, duke shënuar një gol.

Burimi: Bota Sot