Dimitarieska-Koçoska: Po forcojmë kontrollin mbi paratë publike

0%

Ministrja e Financave, Gordana Dimitarieska-Koçoska, njoftoi se po ndërmerren hapa për forcimin e sistemit të Revizionit dhe kontrollit të fondeve publike.

Ajo theksoi se është avancuar bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Entit Shtetëror të Revizionit, me fokus në parandalimin dhe zbulimin e parregullsive, mashtrimeve dhe korrupsionit. ër herë të parë në vend do të zhvillohet një provim kombëtar për marrjen e certifikatës për revizor të autorizuar të brendshëm në sektorin publik.

Sipas ministres, profesionalizimi i Revizionit do të kontribuojë në menaxhim më efikas, ligjor dhe të përgjegjshëm të fondeve publike. Këto procese, siç thekson ajo, janë pjesë e reformave për forcimin e kontrollit financiar dhe përafrimin me standardet evropiane, në kuadër të Kapitullit 32 – Kontrolli Financiar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi