Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Sipas ministrisë, transferimi do të zgjasë për një periudhë njëmujore dhe ka për qëllim sigurimin e funksionimit të rregullt të këtij institucioni. Postimi i plotë: NJOFTIM PËR PUBLIKUN Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se z.
Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht për një periudhë njëmujore nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës. Transferimi është bërë në interes të institucionit dhe për sigurimin e funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
