Nën kërcënimin e thikës, grabitet punëtori i marketit në Prishtinë

0%

Një punëtor i një marketi në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ka raportuar se është grabitur nga një person nën kërcënimin e thikës. Rasti ka ndodhur më , rreth orës . Sipas raportimit, i dyshuari i ka marrë punëtorit 250 euro dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Policia ka bërë të ditur se nga grabitja nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësia policore ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: Kallxo