Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Massimiliano Doda, i cili bashkohet me bardhekuqtë pas zhbllokimit të merkatos. Futbollisti 25-vjeçar vjen me një eksperiencë të rëndësishme në karrierën e tij, ku spikat aktivizimi te skuadra e njohur italiane Palermo, si dhe paraqitjet e mëparshme me kombëtaret e moshave.
Para kalimit tek Skënderbeu, Doda është aktivizuar tek skuadra e njoh Çeke, Dukla Praga. Skuadra korçare synon që përmes kësaj lëvizjeje të shtojë sigurinë dhe eksperiencën në repartin e prapavijës, ndërsa Doda të rigjejë formën e mëparshme pas një periudhë të gjatë dëmtimi.
