Bebe Rexha dhuron spektakël në New York, ndërsa performon live para

0%

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi live në New York, duke dhuruar një spektakël për mijëra fansa të mbledhur në Rockefeller Plaza. 36-vjeçarja u ngjit në skenën e emisionit të njohur të mëngjesit të NBC-së, Today , si pjesë e Citi Concert Series, ku interpretoi disa prej këngëve të saj para publikut të shumtë.

Pjesën më të madhe të repertorit të saj e përbënin këngët nga albumi më i fundit, “Dirty Blonde”, i publikuar në qershor të këtij viti.

Ky është albumi i katërt në karrierën e Rexhës dhe njëkohësisht i pari i saj si artiste e pavarur, pas largimit nga sistemi tradicional i një kompanie të madhe diskografike Foto: Bebe Rexha Files/Instagram Performanca në New York vjen në një periudhë tejet aktive për këngëtaren shqiptare, e cila gjatë këtij viti ka qenë e angazhuar në promovimin e “Dirty Blonde”, duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës për koncerte dhe paraqitje publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me energjinë e saj karakteristike, Rexha ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te projekti i saj i ri, ndërsa skena e Today u shndërrua në një tjetër ndalesë të rëndësishme në rrugëtimin e saj si artiste e pavarur. Bebe Rexha (Foto: Andy Kropa – Invision) Bebe Rexha (Foto: Andy Kropa – Invision)

Burimi: Telegrafi