Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

0%

Japonia dhuroi një paraqitje bindëse dhe mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Tunizinë në ndeshjen e Grupit F të Kupës së Botës 2026, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt. “Samurajt Blu” kaluan në avantazh që në minutën e 4-të, kur Daichi Kamada përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Dominimi japonez vazhdoi gjatë gjithë pjesës së parë dhe në minutën e 31-të Ayase Ueda dyfishoi shifrat me një goditje të saktë nga kufiri i zonës. Tunizia nuk arriti të reagojë as pas pushimit, ndërsa Japonia vazhdoi të kontrollonte lojën. Në minutën e 69-të Junya Ito shënoi golin e tretë pas një aksioni të shpejtë, duke vulosur praktikisht fatin e takimit.

Pak minuta më vonë, Ueda realizoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për Japoninë, duke u bërë lojtari i parë japonez që shënon dopietë në një ndeshje të Kupës së Botës. Me këtë fitore, Japonia konfirmon formën e saj të shkëlqyer dhe i afrohet kualifikimit për në fazën e 1/32-ve, ndërsa Tunizia bëhet kombëtarja e tretë që eliminohet nga Botërori 2026 pas një fushate zhgënjyese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rezultati: Tunizi 0-4 Japoni Kamada 4‘, Ueda 31’, 79’, Ito 69’

Burimi: Bota Sot
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu