Faik Konica ishte i pari shqiptar i ditur që kuptoi se i kishte kaluar koha romantizmit naimian të ngjizur te shqiptarët e fillimit të shekullit XX. Duhej refleksion, duhej më shumë kritikë për veten. Më shumë analizë dhe që shqiptarët të ishin racionalë në vlerësimet për veten e tyre.
Në thelb ai e ndërtoi kritikën e tij bazuar në dy koncepte, ose dy narrativa të ndryshme e që mund të themi të kundërta. Thoshte se shqiptarët ndahen në dy kategori, “në tradhtarë dhe kombëtarë”! Prej asaj kohe kjo narrativë e ka shoqëruar shoqërinë shqiptare. Ndarja në “tradhtarë dhe në kombëtarë” është ende edhe sot pas 125 viteve një realitet i hidhur.
Albin Kurti ka gjetur një përkufizim tjetër për “tradhtarët”! Ai i konsideron ata zullumqarë. Psh, thotë: “Nuk bën me qenë edhe çlirimtar, edhe zullumqar”! Gjithësesi tradhtia ka qenë dhe mbetet fenomen i pranishëm në shoqërinë shqiptare kudo në Ballkan. Ka qenë dhe mbetet zullumi më i madh që i bëhet shqiptarisë. Shkaqet janë të shumta.
Duket se shtetet fqinjë anti-shqiptare kanë investuar shumë për të ushqyer tradhtinë në radhët e shqiptarëve. Por sërishmi duhet thënë se përgjegjësia nuk duhet kërkuar te shtetet armike ose dashakeqëse të shqiptarëve. As te qarqet anti-shqiptare apo rrymat e tjera ndërkombëtare me teknologji indoktrinuese për të rekrutuar shqiptarët që ata të luftojnë kundër njëri-tjetrit.
Kjo teknologji e rekrutimit në rrjete spiunazhi, apo në të besuarit në favot të narrativës së “armikut” ka synuar dhe synon më së pari e më së shumti përçarjen e faktorit shqiptar. Pasi bota anti-shqiptare i ndau dhe i copëtoi territoret shqiptare, punoi fort për ndarje të tjera, politike, fetare, rajonale e krahinore.
Kujtojmë me këtë rast thirrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të 21 prillit 2021 për të votuar Edi Ramën, kur thoshte se opozita udhëhiqet nga “malokë” të rrezikshëm! Edhe në diskursin e liderëve dhe politikanëve të vendeve anti-shqiptare gjenden thirrje për ndarje e përçarje. Kur ndodh kjo publikisht, çfarë ndodh në kulisa dhe në veprimtarinë e fshehtë të këtyre vendeve?
Rekrutimi për të fuqizuar axhendën e ndarjes brenda shqiptare nuk ndodh te njerëzit e rëndomtë. Përkundrazi, ky investim bëhet te njerëzit e fuqishëm dhe të etshëm për pushtet, lavdi, prestigj, si dhe egoistë. Nuk është e thënë që ky rekrutim të jetë me standardet e zakonshme të shërbimeve sekrete, ku vendosen gjeneralitetet me pseudonime dhe të dhëna të tjera të domozdoshme.
Rekrutimi sidomos i politikanëve dhe njerëzve publikë ndjek një rrjedhë tjetër. P.sh. Serbia e realizon këtë përmes korrupsionit erotik, përveçse atij material, finaciar dhe favorizues në tregti apo marrëdhënie të tjera të interesit.
Kur Milo Gjukanoviç foli para disa ditësh për skandalin e përdorimit të 27 fermrave eskortë nga Beogradi për të korruptuar komandën zingjir të KFOR-it në vitin 2004 e më pas destabilizimin e Kosovës, imagjino se çfarë kanë qenë dhe janë në gjendje të bëjnë shërbimet shtetërore serbe për të angazhuar ushtrinë e tradhtarve në Shqipëri, Kosovë dhe në radhët e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e gjetkë.
Por e thashë, kjo është natyra e armiqve të Shqipërisë, sidomos e Serbisë. Pse duhet që ne shqiptarët të biem në këtë nivel poshtrimi? Dikush m’u përgjigj: – Tha se është varfëria ajo që i detyron shqiptarët të punojnë për armiqtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por nëse e analizojmë thellë, na del se ata që bëhen bashkëpunëtorë të Serbisë, përshembull, nuk janë njerëz të varfër.
Përkundrazi, janë njerëz të pushtetshëm, të cilët jetojnë shumë mirë. Kjo do të thotë se tradhtia është ves e para dhe kombëtaria është virtyt. Tradhtarët njihen nga intepretimi i kombëtarisë. Ata thonë se të jesh nacionalist është e rrezikshme. Të jesh kombëtar është arkaizëm e të jesh patriot na qenka naivitet.
Përpiqen që tradhtinë e tyre ta fshehin pas perdes së modernitetit dhe globalizmit. Njësoj siç komunizmi atdhetarinë e fshihte dhe e luftonte me idetë e internacionalizmit proletar. Asnjë ndryshim nuk ka në këtë skemë. Protestat e rinisë shqiptare në Tiranë po zhvillohen me logon “Shqipëria nuk është në shitje”! Është logoja që identifikon ata që po e shesin Shqipërinë.
Dhe në fakt shitja e Shqipërisë dhe Kosovës ka filluar heret. U përsërit me vizitën e Edi Ramës në Beograd në nëntorin e vitit 2014. Pas kësaj dhe disa vizitave të tjera shumë të shpeshta të kryeministrit shqiptar në kryeqytetin serb filluan dasitë më të tmerrshme që shqiptarët kanë pasur në historinë e tyre shtetformuese e shtetndërtuese.
Kjo sepse Edi Rama iu përkushtua interesit serb, në vend të realizimit të interesave të kombit shqiptar. Loboi për ndarjen e Kosovës. Mori frenat e iniciaticës serbe të Open Balkan. Rehabilitoi regjimin e Beogradit dhe rëndoi pozitën e Kosovës në aspektin ndërkombëtar. Hodhi në gjyq kryeministrin e Kosovës. Kërcënoi kryeministrin tjetër, Albin Kurtin.
Thuajse e asgjësoi opozitën në Shqipëri. Fali territore shqiptare te banditë kriminelë dhe të huaj, të cilëve u dha statusin e investitorëve strategjikë. Rekrutoi dhe korruptoi shumë diplomatë dhe autoritete të tjera ndërkombëtare, ndër të cilët Juri Kim dhe MacGonigal. Fali territore Geogia Melonit, Jared Kushner dhe mafiozëve të ishullit Aruba.
Asgjësoi kondërshtarët e tij politikë publikë dhe ata brenda radhëve të partisë së tij. Pra përçau me gjithçka pati në dorë klasën politike shqiptare, thjesht me një synim të vetëm, zgjatjen e sundimit të tij dhe mbajtjen e pushtetit me dhunë, shitje e grabitje në Shqipëri. Përfundimisht ne mbetemi sërishmi po ata për të cilët fliste Faik Konica para më shumë se një shekulli.
Ndërkohë goja e tradhtarëve nuk pushon duke folur pët spiunë, provokatorë, armiq të brendshëm e të jashtëm kur është fjala pët të ndaluar protestat, si kjo protesta kaq madhështore dhe e bukur që sot e zhvillon rinia shqiptare! Diagnoza e sëmundjes sonë tashmë është çertifikuar: – Tradhti për ta përçarë faktorin shqiptar! Duhet ta lexojmë Fishtën dhe Konicën e të bindemi për këtë!
