Ronaldo arrin shifrën e 978 golave në karrierë

0%

Shpërndaje në: Me golin e realizuar ndaj Al-Taawonit, superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka arritur shifrën e 978 golave në karrierë. Ronaldo shënoi gol të premten mbrëma në fitoren 2:1 të Al-Nassrit. Ndeshja ndërmjet Al-Nassrit dhe Al-Taawonit i takoi xhiros së katërt të elitës së futbollit arab. 41-vjeçari Ronaldo e shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 50-të.

Ndërsa golin e parë për Al-Nassrin e realizoi Samu Costa. Për Ronaldon ishte goli i dytë i edicionit. Legjenda e Real Madridit tani është vetëm 22 gola larg shifrës së 1000 golave. 🚨⚽ 𝗚𝗢𝗔𝗟: CRISTIANO RONALDO SCORES FOR AL-NASSR! 🔥🇸🇦 Al-Nassr [2-1] Al-Taawoun pic.twitter.com/iaSFNsW2zc — FÚTBOL HUB (@FutbolHub_) August 28, 2026

Burimi: Koha