Kaos para duelit për titull bote mes Itauma dhe Hrgovic – shtyrje dhe

0%

Atmosfera para përballjes së madhe për titullin botëror të IBF-së në peshat e rënda ka shpërthyer në tension, pasi Filip Hrgović dhe Moses Itauma u përfshinë në një incident gjatë ceremonisë së peshimit në Londër.

Ajo që duhej të ishte një paraqitje rutinë para duelit të së shtunës në O2 Arena, u shndërrua në një moment kaotik mes dy boksierëve, të cilët prej ditësh kanë shkëmbyer deklarata dhe provokime ndaj njëri-tjetrit. Pas peshimit, Hrgović dhe Itauma qëndruan ballë për ballë dhe shkëmbyen disa fjalë të ashpra.

Kur përballja dukej se kishte përfunduar, kroati u largua dhe u kthye në drejtim të fotografëve. Megjithatë, Itauma e shtyu Hrgovicin nga pas, duke bërë që boksieri kroat të rrëzohej. Hrgović u ngrit menjëherë dhe reagoi duke iu kthyer kundërshtarit, të cilin e goditi në fytyrë me pëllëmbë të hapur. Të dy boksierët kishin përmbushur më herët detyrimin e peshimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hrgović peshoi 107.1 kilogramë, ndërsa kundërshtari i tij britanik ishte 109.6 kilogramë. Moses PUSHES Hrgovic who then REACTS.

Tomorrow, they settle it LIVE on DAZN 💥 🎟️ Buy #MosesHrgovic NOW at | Aug 29 | Watch only on DAZN ▪️ pic.twitter.com/MtJvwmzGHa — DAZN Boxing (@DAZNBoxing) August 28, 2026 Dueli më i madh i karrierës për të dy boksierët Incidenti ishte kulmi i tensioneve që kanë shoqëruar përballjen gjatë gjithë javës.

Hrgović e ka provokuar vazhdimisht 21-vjeçarin Itauma, duke e quajtur atë “fëmijë” dhe duke deklaruar se nuk është ende gati për nivelin më të lartë të boksit. “Do ta rrah djalin të shtunën dhe do ta kthej në shkollë të mesme”, kishte deklaruar Hrgović në një nga konferencat për shtyp, ndërsa Itauma kishte bërë të ditur se provokimet e kroatit kishin filluar ta bezdisnin.

Të shtunën, dy boksierët do të përballen për titullin vakant të IBF-së në peshat e rënda, një mundësi që për Hrgović-in përfaqëson duelin më të madh të karrierës së tij profesionale. WE GOT A FIGHT!!!

WHO YOU GOT? 😤 @RiyadhSeason pic.twitter.com/56rAQwoEFG — DAZN Boxing (@DAZNBoxing) August 28, 2026 Kroati 34-vjeçar hyn në këtë përballje me një rekord prej 20 fitoresh dhe vetëm një humbjeje, ndërsa në anën tjetër Itauma është një nga talentet më të mëdha të momentit në boks, me 14 fitore në 14 ndeshje dhe 12 prej tyre të përfunduara me nokaut.

Një fitore e Itauma-s do ta vendoste 21-vjeçarin mes kampionëve më të rinj në historinë e peshave të rënda, ndërsa Hrgović synon të shkruajë histori duke u bërë boksieri i parë kroat që fiton një titull botëror profesional në këtë kategori.

Burimi: Telegrafi