Fisnik Asllani mungon në startin e sezonit me Hoffenheim? Trajneri

0%

Fisnik Asllani nuk do të jetë në dispozicion të Hoffenheimit për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Bundesliga, ku skuadra e tij do të përballet me Kolnin. Lajmin e ka konfirmuar të premten trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.

Sulmuesi kosovar ishte pranë transferimit te Leipzigu, por marrëveshja mes palëve dështoi në momentet e fundit për shkak të gjendjes së tij fizike. Pas dështimit të transferimit te Leipzigu, në garë për Asllanin është përmendur sërish edhe Dortmundi, ndërsa e ardhmja e sulmuesit 24-vjeçar vazhdon të mbetet e paqartë.

“Fisit i duhet edhe pak kohë për të qenë plotësisht i gatshëm për skuadrën”, ka deklaruar Ilzer. Trajneri austriak ka bërë të ditur se Asllani do të rikthehet gradualisht në ngarkesat e plota të stërvitjeve. “Ai gradualisht do të marrë pjesë më shumë në stërvitje”, theksoi Ilzer. Asllani i kishte nisur me vonesë përgatitjet për sezonin e ri për shkak të një problemi të vogël në gju.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në sezonin e kaluar, sulmuesi i Kosovës realizoi 11 gola dhe dhuroi 10 asistime për Hoffenheimin në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë. Ndeshja mes Kolnit dhe Hoffenheimit zhvillohet të shtunën nga ora . Në përbërjen e klubit gjerman janë edhe dy futbollistët e tjerë kosovarë, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com