Kamera e një droni ka kapur momentin kur një akullnajë në Himalaje u shkëput, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në Nepal dhe Tibet. Videoja kap momentin e rrëshqitjes së dheut pranë majës Langtang Lirung, në një lartësi prej mbi 7,200 metrash. Konkretisht, kolona pluhuri mund të shihen duke u ngritur në ajër pranë maleve të mbuluara me borë.
Vendndodhja e videove korrespondon me drejtimin e përrenjve që derdhen përgjatë lumit Trisuli, duke shkatërruar fshatra në rrugën e tyre dhe duke lënë qindra të vdekur. Sipas analizave të imazheve satelitore, shembja e akullnajës shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua më pas në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh.
Masa e materialit lëvizi me shpejtësi të madhe nëpër lugina, duke goditur zonat e banuara dhe duke shkaktuar përmbytje katastrofike. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 1,000 janë raportuar të zhdukur.
