Pse Shqipëria bashkëpunon me Beogradin për destabilizimin e Malit të

0%

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka denoncuar sot një ndhodhi të çuditshme. Ai ka thënë se mbyllja e kapitujve për t’u pranuar në BE do të shoqërohet “me veprime hibride, që përfshijnë zyrtarë nga të paktën dy vende nga rajoni”.

Pastaj ai shtoi se operacionet hibride përfshijnë përdorimin e koordinuar dhe keqdashës të një përzierje metodash konvencionale dhe jo konvencionale, si mjete politike, informative, ekonomike, kibernetike dhe ushtarake, me qëllim destabilizimin e këtij vendi.

E ndërkohë ka qenë gazeta më e madhe e Podgoricës, “Vijesti”, ajo që ka publikuar emrin e dy vendeve të përfshira në destabilizimin e Malit të Zi. Sipas saj këto dy vende janë Serbia dhe Shqipëria. Kanë reaguar në këtë rast eksponentë të opozitës në Shqipëri dhe në Mal të Zi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin tonë Gazmend Bardhi e ka denoncuar këtë ndodhi si të paprecdentë, ndërsa në Mal të Zi krerët opozitarë kanë thënë se “Nuk ka nevojë që kryeminstri Spajiç të deklarohet në raste të tilla. Ai duhet të zbatojë ligjin, duke vënë në dyshim deklaratën e tij.

Natyrisht që opozita proserbe e Malit të Zi do të mbronte agresorët e potencuar ose të akuzuar si Serbinë e në këtë rast edhe Shqipërinë. Por kjo deklaratë e një politikani që përgjigjet për qeverisjen e MZ, me akuzë destabilizuese për Tiranën zyrtare ndodh për herë të parë në këto 36 vite, pas rënies së komunizmit në vendin tonë. Sigurisht që ka gjithmonë një herë të parë.

Por është e çuditsjme se të gjitha herët e para po ndodhin në qeverisjen e Edi Ramës. Për herë të parë Rama kryebashkiak i dha çelësin e Tiranës një këngëtari anti-shqiptar të Milosheviçit, Gorand Bregoviçit.

Për herë të parë kryeministri i Shqipërisë që nga koha e Pashiqit u angazhua së paku në tri projekte rajonale, të cilat qenë hartuar në Beograd e për interesat e Serbisë, kundër interesave të Shqipërisë e Kosovës.

Për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore një kryeministër shqiptar, pra Edi Rama, ngriti lart në Nish (2016) figurën anti-shqiptare të Ivo Andriç, ky një autor i spikatur i programeve genocidiale serbe kundër shqiptarëve. Janë aq shumë herë të para të Edi Ramës, sa ai mburret me këto herë të para deri me pohimin se paska ngrit lart dinjitetin e Shqipërisë.

Por ama me koston e shpopullimit brutal zë saj. Dhe sot u regjistrua edhe një herë tjetër e parë: – Shqipëria bëhet palë me Serbinë për ta destabilizuar vendin tonë fqinj, Malin e Zi.

Para njëmbëdhjetë vitesh ishin Serbia dhe Rusia dy vendet që organizuan grushtin horror të shtetit në Podgoricë dhe Cetinjë për të vrarë ish-presidentin Milo Gjukanoviç dhe realizimin e ëndërrës ruse e serbe për të dalë në Adriatik përmes Tivarit.

Pak mbas asaj aventure () pata takuar në Bruksel të mirënjohurin Jammes Shea-në, ish zëdhënësin e famshëm të NATO-s në kohën e bombardimeve kundër Serbisë. Ai më foli gjatë për skenarin e atij grushti shteti dhe e krahasoi atë me një ngjarje që mund ta shohësh vetëm në fantazitë e Hollivudit.

Por duket se planet serbe e ruse kundër Malit të Zi nuk janë arkivuar, edhe pse kreu i parlamentit të këtij vendi dhe politikanë të shumtë malazias, përfshirë mikun e Edi Ramës, Dritan Abazoviç, punojnë hapur për interesat serbe e ruse në këtë vend. E reja që shtohet në këtë rast është përfshirja e Edi Ramës dhe SHIK-ut të tij në skenarin e luftës hibride kundër interesave malazeze.

Sidomos kundër suksesit të këtij vendi në integrimet europiane. Çka do të thotë kjo? Edhe pse ministri i Jashtëm i mohoi akuzat e kryeministrit malazias, kjo na sqaron gjithashtu disa zhvillime të mëparshme.

Midis këtyre zhvillimeve bën pjesë emërimi në krye të SHIK-ut shqiptar të një personazhi të shkarkuar në Kosovë për dyshime se ajo kishte dhënë informacione për BIA-n serbe kur ishte inspektore e Përgjithshme e AKI-së. A ishte kjo arsyeja pse Vlora Hysenit iu dha posti i shefes së SHIK-ut shqiptar? Duket qartë se po.

Edi Rama e largoi Visho Ajazi – Lika nga detyra e shefit të SHIK-ut nga frika se ai po e përndiqte në lidhjet që kryeministri i Shqipërisë kishte dhe ka me strukturat politike e të sigurisë në Serbi. Madje për të evituar entlavimin e tij kreu i ekzekutivit shqiptar i ofroi paraardhësit të Vlora Hysenit detyrën e rëndësishme të ambasadorit në NATO-Bruksel.

A ka lidhje edhe intervenimi i Edi Ramës për destabilizimin e Malit të Zi në bashkërendim me Serbinë dhe Aleksandër Vuçiq me emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHIK-ut?! Këtu do jemi dhe koha do të provojë se ka një lidhje të padiskutueshme.

SHIK-u i Shqipërisë sot funksionon si filial i BIAS-serbe, si dikur së paku në vitet 1944-1948, por edhe më vonë funksiononte Sigurimi i Shtetit në simbiozë me UDB-në serbe! Ndërkohë duhet thënë se nuk është interesi kombëtar i Shqipërisë kjo luftë hibride që i bëhet Malit të Zi.

Përkundrazi, Shqipëria në këtë rast punon për të realizuar interesa anti-shqiptare e anti-perendimore, anti-NATO e anti-BE! Që do të thotë është vënë në shërbim të interesave serbe e ruse!

Burimi: Bota Sot