Kosova ka fituar edhe një medalje bronzi në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” që po mbahen në Taranto të Italisë. Xudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë, të tretën në 57 kilogramë. “Xhudistja jonë, Flaka Loxha, fitoi medaljen në kategorinë -57 kg. Është kjo medalja e tretë sot nga xhudo, e katërta në total për Kosovën”- ka njoftuar Komiteti Olimpik I Kosovës (KOK).
Me triumfin e xhudistes Loxha, Kosova ka arritur në 4 numrin e medaljeve, tri të bronzta dhe një të artë, të fituara Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” që po mbahen në Taranto në Itali. Xhudistët Akil Gjakova dhe Fatjona Kasapi fituan medalje të bronzta, kurse boksierja Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artën në 60 kilogramë. Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” do të mbahen deri më në Itali.
Në këto lojëra, Kosova po përfaqësohet me 163 sportistë, në 21 sporte, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve që kanë përfaqësuar vendin tonë në një ngjarje ndërkombëtare shumësportëshe.
