Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritë Ekonomike për Bujqësi” për vitin 2025. Sipas të cilave prodhimet bimore kanë shënuar rritje prej 13,2% krahasuar me vitin 2024, kryesisht si rezultat i rritjes së vlerës së prodhimit të drithërave, bimëve industriale, bimëve foragjere dhe pemëve.
ASK njofton se prodhimet blegtorale janë rritur për 25,4%, si pasojë e rritjes së vlerës së produkteve blegtorale. “Llogaritë Ekonomike për Bujqësi për vitin 2025 janë hartuar në përputhje me metodologjinë e përcaktuar nga Eurostati, përkatësisht me Udhëzuesin e Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari (EAA/EAF 97), si dhe me Rregulloren e Komisionit (KE)” , njofton ASK.
