Shpërndaje në: Birmingham City ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Ipswich Townit për sulmuesin e Shqipërisë, Anis Mehmetin. Birmingham City bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez. Lajmin e ka bërë të ditur të premten “BBC”. Te Birmingham City besojnë se marrëveshja me Mehmetin mund të arrihet së shpejti.
Ipswich Towni tashmë do të marrë një vendim të rëndësishëm: nëse do ta lejojë largimin e Anis Mehmetit apo do ta mbajë reprezentuesin e Shqipërisë në skuadër. 25-vjeçari Mehemti pjesë e Ipswich Townit është nga muaji janar kur u transferua nga Bristol City për 3 milionë euro.
Ipswich Towni u kthye në Premier League pasi edicionin e kaluar e përfundoi kampionatin në pozitën e dytë me 84 pikë. Mesfushori me tipare sulmuese, Mehmeti, me Shqipërinë ka pesë ndeshje të zhvilluara.
