A do të jetë gati Fisnik Asllani për nisjen e sezonit me Hoffenheim –

0%

Fisnik Asllani nuk do të jetë në dispozicion të Hoffenheimit për ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Bundesligë ndaj Kolnit. Lajmin e ka konfirmuar të premten trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Sulmuesi kosovar ishte pranë një transferimi te Leipzigu, por marrëveshja mes palëve dështoi në momentet e fundit për shkak të gjendjes së tij fizike. Pas prishjes së marrëveshjes me Leipzigun, në garë për Asllanin u përmend sërish edhe Dortmundi, ndërsa e ardhmja e sulmuesit 24-vjeçar vazhdon të mbetet e paqartë.

“Fisit i duhet edhe pak kohë për të qenë plotësisht i gatshëm për skuadrën”, ka deklaruar Ilzer. Trajneri austriak shtoi se Asllani do të rikthehet gradualisht në ngarkesat e plota të stërvitjeve. “Ai gradualisht do të marrë pjesë më shumë në stërvitje”, theksoi Ilzer. Asllani i nisi me vonesë përgatitjet për sezonin e ri për shkak të një problemi të vogël në gju.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në sezonin e kaluar, sulmuesi i Kosovës realizoi 11 gola dhe dhuroi 10 asistime për Hoffenheimin në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë. Ndeshja mes Kolnit dhe Hoffenheimit zhvillohet të shtunën nga ora , ndërsa pjesë e klubit gjerman janë edhe dy futbollistët e tjerë kosovarë, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Burimi: Telegrafi