Ofertë për Anis Mehmetin në Angli

0%

Birmingem ka drejtuar tek Ipsuiç një ofertë për Anis Mehmetin, ndërsa nuk zbulohet shifra. Më parë është raportuar se Ipsuiç kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare nuk ka luajtur asnjë minutë në fillimin e këtij sezoni. Tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendimin përfundimtar. Birmingem nuk është i interesuari i vetëm nga Championship.

Derbi, Reksam dhe Milluoll janë emra të tjerë që kanë qarkulluar. 25-vjeçari shikohet si yll në Championship. Nëse largohet nga Ipsuiç, peng i vetëm do të jetë mungesa e debutimit në Premier Ligë.

Burimi: Bota Sot