Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri pas një defekti teknik

0%

Trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare është ndërprerë përkohësisht për shkak të një problematike teknike të raportuar në sistemin e radarëve të Albcontrol. Defekti ka ndikuar në monitorimin e lëvizjeve të avionëve, duke bërë që trafiku ajror të pezullohet për një periudhë të shkurtër, si masë paraprake për garantimin e sigurisë.

Gjatë ndërprerjes, avionët nuk janë lejuar të kryejnë ulje apo ngritje nga Rinasi, ndërsa është ndaluar edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore të vendit, shkruan TCH , përcjell Sinjali. Pezullimi do të vijojë deri në rikthimin e plotë të funksionalitetit të sistemeve dhe garantimin e kushteve të nevojshme për rifillimin normal të trafikut ajror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com