Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë

0%

Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke mposhtur në luftën për medalje turkun Bilal Ciloglu. Xhudisti kosovar triumfoi me Ippon, duke siguruar kështu vendin e tretë dhe një tjetër medalje për Kosovën në këto Lojëra Mesdhetare.

Rrugëtimin drejt medaljes, Gjakova e nisi me fitore ndaj qipriotit Kyprianos Andreous, të cilin e mposhti me Yuko në xhiron e parë. Në çerekfinale, ai u mposht me dy Yuko nga francezi Maxime Gobert. Megjithatë, Gjakova reagoi fuqishëm në repasazh. Në luftën e parë, ai triumfoi me Ippon ndaj portugezit Alexandre Bucur.

Në luftën e dytë të repasazhit, xhudisti kosovar e mposhti kroatin Robert Klacar, pasi fitoi pas tri dënimeve që çuan në Ippon. Me këtë sukses, Akil Gjakova i ka siguruar Kosovës një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com