Publicisti shqiptar Milaim Nela në një intervistë për “Bota sot” ka folur mbi çështjet politike në Shqipëri, duke i ndërlidhur ato edhe me zhvillimet në Kosovë. Nela argumenton se protestat në Shqipëri janë shprehje e pakënaqësisë ndaj qeverisë Rama, por sipas tij ato lidhen edhe me interesa politike, opozitën, Erion Veliajn, Sorosin dhe administratën Trump.
Ai i sheh protestat si të nxitura nga pakënaqësia qytetare, por edhe si pjesë të një përplasjeje më të gjerë politike. Derisa për dorëheqjen e Ramës nga protestat, ai vlerëson se protestat, në formën aktuale, nuk janë të mjaftueshme për ta atë të largohet nga pushteti.
Sipas tij, protesta duhet të ndryshojë strategji, të shmangë përplasjet me opozitën dhe të marrë një dimension më të fuqishëm për të ushtruar presion real ndaj qeverisë. Kurse, për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, publicisti shprehet se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës janë përkeqësuar për shkak të përplasjeve politike.
Sipas tij, Edi Rama e ka përdorur çështjen e Kosovës për interesa politike dhe ka pasur qëndrime më të afërta me Serbinë, ndërsa raportet me Albin Kurtin janë tensionuar. Intervista e plotë: “Bota sot”: Zoti Nela, çfarë po ndodh realisht në shoqërinë shqiptare dhe pse protestat po vazhdojnë?
Milaim Nela : Së pari ju falenderoj ju për këtë mundësi për të qenë më afër me lexuesit e “Bota Sot’! Sa i takon protestave në Shqipëri po bëhen egzaktësist 3 muaj që kur ato morën shkas nga njē incident fizik në Zvërnec të Vlorës ku kompani të huaja kishin rrethuar pjesë të bregdetit shqiptar kundra ligjit e me një arrogancë pushtuesi tërhiqnin zvarrë banorët që ishin dhe mbeten kundër këtij investimi.
Kjo ishte sebepi por unë e kam parë shpërthimin e protestave masive si me magji në kryeqytetin shqiptar pak ndryshe e në disa këndvështrime.
E para, ka një pakënaqësi të prekshme të qytetarëve ndaj arrogancës së këtij pushteti që gradualisht nga pushtet i dalë nga vota e lirë në vitin 2013 vit pas viti e zgjedhje pas zgjedhjeve është pleksur me pushtetin e bandave kriminale e tani i ka zgjatur tentakulat e tij edhe jashtë vendit.
Pushteti i sektit Soro-Rilindas nuk pyet më as për ligj e as për kushtetutë dhe po shet pasuritë kombëtare hap pas hapi nën maskën e turizmit dhe zhvillimit të territorit.
Të mos harrojmë që ky pushtet po tjetërson dhe po zhduk nga përdorimi Portin e Durrësit një nga pikat më nevralgjike e strategjike të vendit duke e nxjerrë Shqipërine nga harta e rëndësisë strategjike që i jep Shqipërisë ky port njëkohësisht pjesë shumë e rëndësishme e Korridorit të 8-të!
E dyta, perandoria Soros ushtar i së cilës është Edi Rama dhe sekti që ai drejton brenda Partisë Socialiste nuk ja fal atij flirtin me Administratën Trump dhe allishverishet e tij me vajzën e Presidentit dhe bashkëshortin e saj. Rama është njeri pa bosht ideologjik e pa parime. Në 13 vjet ai ka shitur pasurite e shtetit per pushtet dhe mbèshtetje ndërkombëtare.
Këtë ka bërë me bazat e azilkërkuesve në Lezhë. Këtë ka bërë me pazarin e Ishullit Strategjik tē Sazanit me Jared Kushner. Soros, rrjeti i të cilit në Shqipëri është jashtëzakonisht i pushtetshëm dhe aktiv, rrjet që ka kapur dhe asfiksuar totalisht shoqërinë civile nuk ja fal po ashtu Ramës arrestimin e Erion Veliajt që ishte projektuar prej tyre si pasardhës i i Rames!
Ka një lobim të jashtëzakonshëm të Soros dhe rrjetit të tij si në SHBA dhe Europë për lirimin e tij. Dua të ju kujtoj juve dhe lexuesve tuaj se kanali televiziv që i ka dhënë më shumë zë kësaj proteste është një kanal që njihet si mbështetës i fortë i Erion Veliajt e bash për shkak të kësaj mbështetje është bërë disa herë viktimë e rivalitetit Rama-Veliaj!
E treta, protesta u shfaq masivisht kur Partia Demokratike e Sali Berishës po bënte kuvendin e tyre e po bënin rinovimin e strukturave, një premtim i kahershëm i tyre. Protesta plasi po ashtu bash në kohen kur Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi Sali Berishës kufizimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara. Dihet që ky kufizim ka qenë i lobuar nga Soros.
Nuk është i rastësishëm slogani “Che Guevarist” i protestês ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, që do të thotë më shumë se sa Ramën personalisht, protesta ka target opozitën që përpos kusureve që ka është e paprecedente që protesta të drejtohet ndaj një partie opozitare qe ka 13 vite jashtë pushtetit.
Dora e Soros duket edhe në grupin e ashtquajtur të mikrofonit ku pjesa më e madhe e tyre janë të lidhur ose me Erion Veliajn ose me financimet e Fondacionit Soros! Deri tani kjo protestë vetëm se ka arritur të zbrazë në mënyrë të kontrolluar mllefin e qytetarëve të cilëve ju ka vajtur thika në asht nga ky pushtet bandash!
E katërta, une besoj se Soros përmes protestave të Tiranes dhe ekspozimit që ju është bërë atyre është perpjekur të demaskojë dhe damkosë Administratën Trump si “shkatërrues” të paskrupullt të mjedisit dhe ekosistemeve në botë. Jo pak fjalime dhe slogane anti-Trump janë parë në këto protesta. U zgjata pak në përgjigjen ndaj kësaj pyetje por besoj ishte e nevojshme për lexuesin tuaj.
“Bota sot”: Pavarësisht protestave, Edi Rama nuk duket politikisht i rrezikuar. Çfarë e bën kaq të fortë pozicionin e tij? Milaim Nela : Rama është një monstër politike dhe e manovrave. Ai kur ka ardhur në pushtet në vitin 2013 ka qenë shumë i qartë në qëllimin e tij; ‘Para dhe pushtet me çdo kusht e me çdo mjet”!
Besoj e mbani mend thënien e tij të famshme në Kuvendin e Shqipërisë: “Nuk keni parë gjë akoma”! Siç e kemi thënë edhe herë të tjera Rama ka neveri nga kombi dhe simbolet kombëtare por i përdor ato aq sa i shërbejnë pushtetit dhe mirëqenies se tij personale.
Rama me manovrat e tij përveç përmes Kushner dhe Ivanka Trump ka tentuar të depërtojë në Shtëpine e Bardhë edhe përmes Izraelit dhe Benjamin Netanjahut por se çfarë ju ka premtuar këtyre të fundit vetëm koha do të na tregojë.
Ajo që Rama ka shitur me sukses në opinionin publik deri sot është që përpos atyre qe thuhen lart e poshtë ai ka mbështetjen e Izraelit i cili dihet se sa influence ka në Administratën Amerikane… Gjithësesi une mendoj se kësaj propagande herët a vonë do ti vijë fundi sepse zullumet e Ramës kane arritur maja të papara më parë.
Ka gjysmën e ministrave ne burg e bashkëpunëtorët vazhdojnë të arrestohen duke e ngushtuar rrethin deri sa një ditë të arrijnë tek ai. “Bota sot”: A mund ta detyrojë presioni i protestave Edi Ramën të largohet nga pushteti, apo protestat duhet të marrin një tjetër dimension? Milaim Nela: Kështu siç është e sidomos rënien domethënëse në numra me dhimbje e them se nuk do të ketë sukses!
Kulmin protesta e arriti më 14 Qershor kur në shesh ishin 140 apo 150 mije shqiptarë. Ajo ditë e ka tronditur keqas Edi Ramën! Është jetike për shqiptarët dhe Shqipërinë që kjo proteste të mos shuhet, por që të ketë sekses duhet me patjeter të ndryshojë qasjen e saj. Protesta duhet të heqë dorë nga lufta ndaj opozitës dhe sloganeve vetshkatërruese.
Të mos harrojme se kundërshtaret me rezistente e me të shumtë në numër janë brenda opozitës. Unë në tërësi pajtohem me kërkesat zyrtare të Protestes e qëndrimin tim ndaj saj e kam publik. Duhet të vijë njē ditë që protesta të ndryshojë strategji që realisht ta detyrojë Ramën dhe këtë klikë të largohet.
Nuk mund të ketë sukses protesta që mbush sheshin vetem jashte orarit të punës e pa i treguar dhëmbët rregjimit. “Bota sot”: Kalojmë te raportet me Kosovën. Si i vlerësoni sot marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës? A mendoni se Edi Rama e ka përdorur çështjen e Kosovës për interesa të politikës së tij të jashtme dhe të imazhit politik?
Milaim Nela : Edi Rama kishte marrëdhënie shumë të mira me Kosovën sa kohë që udhëheqja e Kosovës ishin në njē linjë me interesat e tij dhe “vellait” të tij në Beograd. Më konkretisht Rama i kishte të shkelqyera marrëdhëniet me Thaçin pavarësisht se ky i fundit edhe pse viktime edhe e Edi Ramës kam drojë se edhe sot e kësaj dite nuk e ka kuptuar lojën e tij. Por ajo është temë tjetër.
E kemi diskutuar herë të tjera “minishengenin”, ‘Ballkanin e Hapur’ apo tentativen skandaloze për ndarjen e Kosovës. Me Kurtin avancimi i këtyre projekteve i ka dështuar keqas Edi Ramës. Ai i ka duart kudo në të gjitha partitë e Kosovës por me Kurtin personalisht ka dështuar. Edhe kriza e Presidentit ne thelb ka dorën e Edi Ramës.
Ishte diabolizmi i Ramës që futi në lojën e tij vdekjeprurëse Vjosa Osmanin e cila ta themi troç u tregua shumë naive, e jemi këtu ku jemi. Edi Rama nuk e ka personale me Albin Kurtin. Kjo përplasje është për shkak të interesave të Serbisë pjesë e të cilave është Edi Rama e këtë e ka demonstruar dhe provuar me qëndrimet e tij si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Serbisë Gjenocidale.
“Bota sot”: A duhet Shqipëria të ketë një rol më të madh në mbështetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare? Milaim Nela: Kjo është pyetje retorike dhe e ka përgjigjen brenda saj. Shqiperia e ka detyrim kushtetues të përkrahe shqiptaret kudo ku janë. Tirana Zyrtare duhet të ishte avokati i Kosovës në çdo tryezë ndërkombëtare. E çfarë ka bërë Edi Rama? ..Kudo ka mbrojtur Serbinë.
A është Shqiperia Zyryare dhe Rama shtytëse të Asociacionit kur dihet se asociacioni është shtet brenda shtetit dhe shkatërrues i shtetit të Kosovës. Edhe shteti Bektashi në Shqipëri nëse ai e realizon këtë çmenduri krijon precedent për shtet te Kishës Serbe brenda Kosovës. Sa njohje të Kosovës nga viti 2013 e deri sot janë rezultat i diplomacisë së Tiranës?. ZERO.
“Bota sot”: Dhe në fund, a po e dëmton përplasja politike mes Tiranës dhe Prishtinës interesin e përbashkët shqiptar në rajon? Milaim Nela: Sa kohë që të jetë Edi Rama dhe sekti antishqiptar Soro-Rilindas Shqipëria nuk ka paqe. Kosova nuk do të ketë qetësi sepse ajo është sanduç mes dy vëllezërve që i urrejnë njëlloj shqiptarët dhe kombin shqiptar pa asnjê ndryshim.
Kjo na kthen edhe njëherë tek protesta e cila nuk ka alternativë përpos rrëzimit të Ramës. Kjo do largojë edhe helmin qe Rama e ka hedhë në partitë politike të Kosovës e më në fund ato të marrin vendimet e veta pa ndërhyrjen e Tiranës e në interes të Kosovës.