Flaka Loxha ka bërë krenarë të gjithë me suksesin e madh në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”. Flaka është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë 57 kilogramë. Flaka ka treguar klasin e saj në luftë me turken Aysenur Budak. Xhudistja turke u suspendua për veprim të palejuar teknik.
Kosova ka katër medalje deri me tash, një të artë me boksieren Donjeta Sadiku, dhe tri të bronzta me xhudon, si Akil Gjakova, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha..
Burimi:
Bota Sot
