Xhudistja Kasapi fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare

0%

Xhudistja Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” që po mbahen në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). “Xhudistja jonë, Fatjona Kasapi fiton medaljen e bronztë në LM ‘Taranto 2026’. Medalja e parë për xhudon, e dyta për Kosovën”- thuhet në njoftimin e KOK-ut. Kasapi u rendit e treta në kategorinë deri 52 kilogramë.

Medalja e Kasapit është e dyta për Kosovën pasi një ditë më parë, të enjten, më , boksierja Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artën në 60 kilogramë. Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” do të mbahen deri më më në Itali.

Në këto lojëra, Kosova po përfaqësohet me 163 sportistë, në 21 sporte, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve që kanë përfaqësuar vendin tonë në një ngjarje ndërkombëtare shumësportëshe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo