Pas vonesave dhe kaosit me librat, MAShTI kërkon nga prindërit të

0%

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka njoftuar të premten se shumica e librarive tashmë kanë përshtatur çmimet e teksteve shkollore sipas vlerave të përcaktuara në katalogun për vitin shkollor 2026/27. Sipas MASh-it, vetëm një numër shumë i vogël i librarive kanë pasur vonesa në përgatitjen për shitjen e teksteve me çmimet e reja.

“Për një numër shumë të vogël të librarive këto përgatitje kanë zgjatur më shumë andaj edhe në disa raste të izoluara ato kanë qenë të mbyllura për shërbim, por që ndërkohë kanë rifilluar shitjen ose pritet të rifillojnë shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e MASh.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta monitorojë situatën, me qëllim që të sigurohet zbatimi i katalogut dhe qasja e nxënësve në tekstet shkollore me çmimet e përcaktuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për këtë qëllim, MASh ka vënë në dispozicion edhe dy numra kontaktues për prindërit dhe qytetarët (+383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005), me qëllim të adresimit të çdo paqartësie apo ankese lidhur me çmimet e teksteve shkollore”. MASh ka njoftuar gjithashtu se ankesat dhe rastet e raportuara nga prindërit po evidentohen, trajtohen dhe adresohen një nga një.

Ministria u ka bërë thirrje prindërve që të raportojnë çdo rast kur çmimet e teksteve shkollore nuk përputhen me ato të katalogut të publikuar më 27 gusht. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com