Vuçiq pretendon se ka informacione për vendimin e Speciales: Thaçi

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë do të shpallet i pafajshëm nga çdo aktakuzë për krime ndaj serbëve. Vuçiq tha se, sipas informacioneve që pretendon se i ka nga shërbimet serbe të inteligjencës, vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të ketë një pjesë dënuese, por sipas tij jo për krimet e pretenduara ndaj serbëve.

“Duhet të ketë diçka dënuese, por jo për shkak të viktimave serbe, por do të ketë një dënim vetëm sa për të mbuluar kohën e paraburgimit. Por për krimet më të rënda kundër serbëve, Hashim Thaçi do të shpallet i pafajshëm dhe i papërgjegjshëm për këtë”, ka thënë Vuçiq.

Ai pretendoi se një vendim i tillë do të përdorej nga Perëndimi për të përcjellë mesazhin se serbët janë të vetmit përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Vuçiq e lidhi këtë pretendim edhe me raste të tjera të gjykuara nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, duke përmendur lirimin e ish-gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe komandantit boshnjak Naser Oriq.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, vendime të tilla, përfshirë ato të shkallës së dytë, dëshmojnë atë që ai e konsideron si një qasje të “njëanshme ndaj krimeve të luftës”./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi